×
  • Lajme
  • Mjekësi
  • Lajme

    Një vit prej kur u dha vaksina e parë antiCOVID – Si ndryshoi rrjedha e pandemisë

    Reporteri
    08 Dhjetor 2021 | 9:06
    Cervical Cancer Vaccine

    Saktësisht një vit më herët, 91-vjeçarja Margaret Keenan u bë personi i parë në botë që mori vaksinën anti-COVID. Që nga ajo kohë më shumë se tetë milionë doza janë dhënë në gjithë botën. Vaksinimi e ndryshoi rrjedhën e pandemisë.

    Përhapja e shpejtë

    Miratimi i Pfizerit u ndoq shpejt nga miratimi i vaksinave tjera. AstraZeneca e më pas edhe Moderna nisën përhapjen. Deri në qershor shumica e vendeve të botës nisën vaksinimin, ndërsa pas shtatorit u përhap edhe vaksinimi me dozë të dytë. Tani disa vende kanë nisur dozën shtesë apo të tretën. Përpos që ulin rreziqet për të marrë virusin, vaksinat ulin rrezikun edhe që një person i infektuar ta shpërndajë virusin.

    Përballja me variantet

    Vaksinat, megjithatë, u desh të përballen me shumë variante. Por ia dolën. Ato fillimisht u përdorën kundër variantit origjinal të Wuhanit. Më pas doli një variant më i shpejt, i njohur si “Alpha”, që dikur u zëvendësua nga “Delta” edhe më infektues. Tani bota po përballet me variantin “Omicron”. Megjithatë vaksinat e miratuara po funksionojnë dhe mbeten arma kryesore në parandalimin e rasteve të hospitalizimeve.

    Shpëtimi i jetëve

    Efikasiteti në luftën ndaj COVID-19 ka shpëtuar miliona jetë në botë. Hulumtuesit në Qendrën Evropiane për Parandalim të Sëmundjeve dhe Kontroll kanë nxjerrë të dhënat se sa raste të vdekjeve janë parandaluar. Vetëm në 33 shtete të Evropës konsiderohet se gati 500 mijë jetë janë shpëtuar.

    Shumëfishimi i vaksinave

    Përderisa Evropa bazohet në tri vaksina, janë gjithsej 17 që funksionojnë në botë. Kina e Rusia kanë prodhuar disa, ndërsa ka shtete që po përdorin krejt tjera.

    Shtetet e varfra përfituan të fundit

    Por përderisa shpëtimi erdhi në Evropë dhe vende të pasura, e njëjta s’mund të thuhet për botën në zhvillim.

    Më shumë se 50 shtete kanë dështuar në afatin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të vaksinojnë 10 për qind të popullatës deri në fund të shtatorit. Shumica ishin në Afrikë. Zinxhiri i përhapjes ka qenë problemi më i madh me të cilin është përballur bota.

    Megjithatë, hezitimit po luan rol kyç në disa shtete. Ka shumë vende të botës që po refuzohet vaksinimi, e disa prej tyre madje po hedhin në bërllok doza të shumta.

    Me ritmin aktual, do të duhen edhe pesë muaj që tri e katërta e botës të vaksinohet me të paktën njërën dozë.

    Kjo mund të ketë pasoja të mëdha, për shtetet me nivel të ulët të vaksinimit, por edhe për gjithë botën.

    Sa më shumë që qarkullon virusi, rreziku është më i lartë për variante të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!