×
  • Lajme
  • Lajme

    Njeriu që gjysmën e jetës e kaloi nën tokë, tregon për punën dhe vlerën e Trepçës

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 19:01

    Fehmi Hajredini është një prej burrave të shumtë të rajonit të Mitrovicës që thuajse tërë jetën e ka kaluar nën sipërfaqen e tokës.


    Autor: Shkumbin B. Kajtazi


    Dikur kishte mbi 12 mijë kolegë, por tani numëron vetëm qindra të tillë. Por, puna atje nuk ndalet, dhe për këtë ai dhe për vlerën e minierës, ka rrëfyer për Reporterin.

    Ai nga rreth 800 metra nën sipërfaqen e tokës tregon se puna nis në orën 07:00 dhe si pikë e parë ndahet detyrat. Pasi xehetarët marrin detyrat, dalin në vendin e punës dhe nisin aktivitetin që përcjellet me shumë sakrifica e rreziqe.

    Ai thekson se për vlerën e Trepçës as nuk mund të jenë të vetëdijshëm. Madje, për këtë, ai e kujton një thënie që ishte e njohur vite më parë: Trepça punon, Beogradi ndërton.

    Ndër të tjera, Fehmiu flet edhe për aktivitetin e tij, por me shumë zë e thotë se nuk është bërë kurrë pishman që ka zgjedhur këtë punë, duke potencuar se është krenar për këtë gjë.

    Ndiqni rrëfimin:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!