Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, e ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe popullin e Kosovës për njohjen nga Siria, duke e cilësuar këtë si lajm të mirë, shkruan Reporteri.net.

Nga ambasada kanë thënë se janë të lumtur me këtë dinamikë, duke qenë se kjo është njohja e tretë këtë vit, pas Sudanit dhe Kenias.

“Urimet e mia më të sinqerta për Presidente Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mirë që Kosovës është njohur nga Siria! Shkëlqyeshëm ta shohësh këtë dinamikë të re. Gjermania ka mbështetur gjithmonë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës!”, ka shkruar Rudolph.

Reklamë

My sincere congratulations to President Osmani, the people of ?? and our colleagues in the ?? diplomatic service on the exciting news that ?? has been recognized by ??!
Great to see this new dynamic!
?? has always stood by ?? independence and sovereignty!

— Ambassador Rainer Rudolph (@pristina.diplo.de) October 30, 2025 at 9:24 AM

Lajmin për njohjen nga Siria e kumtoi Presidentja Vjosa Osmani nga Riadi. Ajo falenderoi Princin e Kurorës së Arabisë Saudite që tha se e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve.

Populli i Kosovës dhe ai i Sirisë kanë vuajtur e sakrifikuar shumë për ta arritur lirinë. Prandaj kjo njohje e ndërsjellë sot nuk është vetëm e sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së shumë brezave për të jetuar të lirë. Falënderoj Princin e Kurorës së Mbretërisë së Arabisë Saudite që e bëri të mundshëm këtë akt historik ndërmjet dy shteteve tona. ????”, ka shkruar Osmani.

Reklamë

Tani Kosova njihet nga 120 shtete./Reporteri.net