Në ditën kur pikërisht 20 vjet më parë avionët e NATO-s filluan bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, gjashtë shqiptarë ngritën flamurin e Shqipërisë në Urën Varadin, Novi Sad, transmeton Reporteri.net
Sipas dëshmitarëve okularë, shqiptarët, pjesëmarrës në gjysmë maratonën që u mbajt dje në Novi Sad, ndërkohë që po vraponin ngritën flamurin kuq e zi në mes të urës duke bërë edhe fotografi më pas.
Disa serbë të cilëve u kishte penguar ky veprim thonë për mediat serbe se pas kësaj e kishin thirrur policinë.
“Unë isha duke shkuar në protestën për shënimin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, kur nga vetura pashë gjashtë burra në urë duke valëvitur flamurin shqiptar, duke qeshur dhe bërë fotografi. Ishte e qartë se bëhej fjalë për provokim”, tha Sasha Vujiq.
Ai rrëfen se menjëherë ndali veturën dhe e thirri policinë. Sipas fjalëve të këtij dëshmitari policia erdhi dy automjete patrulluese dhe i shoqëroi gjashtë shqiptarët për në stacionin policor.
Siç raportohet pesë prej tyre nuk kishin dokumente identifikuese gjersa njëri prej tyre u prezantua si një prej shefave të policisë në Tiranë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.