×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk do të ekspozohen dhe shiten mallrat në rrugët e Prishtinës

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 19:32

    Së shpejti në kryeqytet nuk do të ketë më mallra të ekspozuara nëpër trotuare dhe hapësira të ndryshme.

    Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

    Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të merren masa për personat që bëjnë këso veprime, transmeton Reporteri.net

    “Ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe në hapësirë publike – është i ndaluar. Shumë shpejt do të kemi aksione të organizuara nëpër lagje, për të ndërmarrë masa ndaj secilit biznes që bën shkelje të tilla”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!