×
  • Lajme
  • Lajme

    Nusret Pllana kujton se si e dha lajmin për intervenimin e NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 20:04

    Nusret Pllana, ish prezantuesi i lajmeve në “Radio Kosova e Lirë” kujton se si e kishte kumtuar lajmin për intervenimin e NATO-së.

    Zëri i tij është ende në mendjen e shqiptarëve. Veçanërisht kur e dha një lajm.

    Nusret Pllana ishte ndër të parët prezantues të lajmeve që dha informacionin që Forcat Verialtlantike kishin bombarduar caqet e ushtrisë serbe.

    Zëri drithërues i Radio Kosovës së Lirë, e kujton atë ditë.

    Në ethe e emocion tregon se si ishin përgatitur lajmet dhe edicioni i asaj dite, në bodrumin e një shtëpie në malet e Berishës

    Nusreti e kolegët e tjerë të tij, fal bombardimeve të NATO-së arritën që më pas valët e radios t’i shpërndanin edhe jashtë kufijve të Kosovës.

    Në këtë 20 vjetor, Pllana është duke përgatitur tre filma dokumentar për të rënët për liri.

    Gazetari i luftës, kishte dhënë lajmet nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /T7/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!