Nxënësja rrëfen si u ther mësuesja para syve të tyre: Nxori thikën prej mëngës dhe e theri

Një ngjarja e pazakontë ka ndodhur në shkollën “7 Marsi” në kryeqytet në sy të fëmijëve.


Një prind e theri me thikë mësuesen e fëmijës së saj.

Mësohet se arsyet që çuan deri tek përleshja dhe më pas edhe tek therja e mësueses nga gruaja 38 vjeçare B.D ishte qortimi që mësuesja i kishte bërë vajzës së B.D për moskryerjen e detyrave të shtëpisë.

Dëshmitarë ishin edhe fëmijët katërvjeçarë si dhe nxënësit e klasës së gjashtë.

“U ardh një prind dhe i ka thanë mësues që s’po dua me i thënë fëmijës tim që ke me shkua në mal dhe e ka nxjerr një thikë prej këtu [mëngës] dhe e ka ther”, ka thënë një nxënëse.

Një nxënës tjetër ka thënë se ka parë fëmijët duke ikur nga dritaret.

“Kam menduar që ndonjë nxënës nuk po mundet me marr frymë, por kur kam dal i kam pa fëmijët duke ikur nga dritaret”, ka thënë ajo.