Deklarata e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj lidhur me largimin e ambasadorit zviceran, ka bërë që të reagojë edhe ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell.


O’Conell  është shprehur se ambasadori zviceran ka thënë atë që tashmë të gjithë e mendojnë.

O’Conell u ka dërguar mesazh lidershipit kosovar duke thënë se është koha që vendi të fillojë të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, ka shkruar O’Conell.