×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell i ashpër me prokurorët dhe gjyqtarët, ua hedhë përgjegjësinë për mosluftimin e korrupsionit

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 11:11

    Gjatë një tryeze të organizuar në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kësaj radhe dëshiron të jete më i drejtpërdrejtë. Ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar.


    Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë, raporton Koha Ditore.

    Ai ka deklaruar se përgjegjësi për mos luftimin e korrupsionit në Kosovë mbajnë edhe prokurorët e gjyqtarët.

    “Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve. Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje – edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori.

    Ndërkohë, tryeza është duke vazhduar. Të pranishëm janë zyrtarë të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues te sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!