×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Connell: Investimi i Britanisë po kthehet, kapiten Hoxha do të trajnoj oficerët e rinj britanikë

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 23:25

    Ambasadori britanik, Ruari O’Connell ka takuar kapitenin Ismail Hoxha, oficerin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili është përzgjedhur instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.


    O’Conell tha se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga Kosova dhe tani Hoxha do të trajnoj oficerët e rinj britanikë.

    “Për mbi 20 vjet, Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga shoqëria kosovare. Ky investim po kthehet tani me kapiten Hoxha i cili do të trajnoj oficerët e rinj britanikë. Marrëdhënia jonë po bëhet një partneritet i vërtetë”, ka thënë ai.

    Kapiten Hoxha kishte ndjekur më parë Sandhurstin si një kadet zyrtar dhe më pas kishte qenë përgjegjës për trajnimin e komandantëve të togorëve të këmbësorisë në Shkollën e Betejës së Këmbësorisë në Uells.

    Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit të ri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!