×
  • Lajme
  • Lajme

    Ofertat e punës për në BE që po bëhen përmes mesazheve, rrezikojnë privatësinë

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 11:38

    Disa kompani në vendin tonë përmes mënyrave të ndryshme po iu bëjnë thirrje qytetarëve për oferta pune në vendet e Bashkimit Evropian, sidomos për në Gjermani, e kjo po ndodh edhe pa dëshirën e qytetarëve të cilëve ju cënohet privatësia.


    Shumë personave këto oferta po iu bëhen përmes mesazheve në telefona mobil, pavarësisht se kjo cenon privatësinë dhe është jo e ligjshme.

    Në rrjete sociale qytetarët kanë postuar këto mesazhe duke treguar se si kanë pranuar thirrje të tilla për punë.

    E kjo sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj paraqet rrezik në të dhënat personale.

    Sipas tij ky lloj marketingu është shqetësues në aspektin e privatësisë pasi që cenon të dhënat personale.

    “Ky lloj i marketingut të drejtpërdrejt mjaftë shqetësues nga aspekti i privatësisë. E para, ka të dhënat personale, me gjasë të siguruara jo ligjshëm”, thuhet në postimin e eksperti të sigurisë kibernetike, transmeton Reporteri.net

    Ai në llogarinë e tij Facebook ka shkruar se ky lloj marketingu është shqetësues në aspektin e privatësisë.

    “Privatësia e rrezikuar! Ky lloj i marketingut te drejtpërdrejt mjafte shqetësues nga aspekti i privatesise. E para, ka te dhënat personale, me gjase te siguruara jo ligjshëm. E dyta, ky është një marketing i drejtpërdrejt i cili bie ndesh me dy parime. Parimin e dhënies se pëlqimit paraprak. Dhe e dyta, mundesis se refuzimit, apo te tërheqjes se pëlqimit!”, ka shkruar Hoxhaj.

    E brenda pesë viteve, mbi 170 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova për në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa ambasadat në vendin tonë çdo ditë janë të stërmbushura nga pritjet e të rinjve për t’u poseduar me vizë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!