×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Osmani: Në fund të Majit kemi marr informata për veprimet e Serbisë në kufi, s’ka arsye për panik

    Reporteri
    17 Korrik 2025 | 16:47

    Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në fund të muajit maj ka marrë informacione të reja lidhur me planet e Serbisë për përshkallëzim. Deklarata e saj vjen pasi Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, disa herë gjatë javëvëe të fundit ka deklaruar se ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo bëri me dije se këto informata i kishte ndarë menjëherë me vendet aleate duke kërkuar mbështetje për të ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    “Me konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë informacione të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë kam pas takime me institucionet e sigurisë që më raportojnë si president. Menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndalur përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

    Mirëpo, Osmani ka siguruar qytetarët se s’ka vend për shqetësim dhe panik.

    “I siguroj qytetarët se s’ka arsye as për shqetësim e as për panik. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme por institucionet kanë gjithçka nën kontroll, në bashkëpunim me aleatët”, ka deklaruar Osmani./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!