Presidentja Vjosa Osmani sot ka pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković.

Osmani thotë se vizita e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet sot e nesër në Prishtinë dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan Reporteri.net.

“Sot mirëprita Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konaković, i cili e pranoi ftesën time për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Reklamë

“Kjo vizitë e rëndësishme dëshmon rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin në rajon. ????”, ka shkruar Osmani.