Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në veri të Mitrovicës, ku është takuar me përfaqësues të Listës Serbe.


Kosnett është takuar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe deputetin serb Igor Simiq me të cilët siç shkruajnë mediat serbe ka diskutuar për situatën e sigurisë në veri, transmeton Reporteri.net.

Ambasadori amerikan është parë duke shëtitur me përfaqësuesit e Listës Serbe në zonën rreth lumit Ibër, simbol i këtij qyteti të ndarë, si dhe drejt monumentit të princit Lazar.

Reklamë

Në pamjet e publikuar Kosnett po ashtu shihet duke pirë kafe  bashkë më Rakiqin dhe Simiqin. /Reporteri.net