×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Situata aktuale me Omicron është e qetë, por duhet të jemi në gatishmëri

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 16:16

    Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur takim me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

    Në njoftimin për media nga SHSKUK-ja është bërë e ditur se në takim është diskutuar plani i spitaleve të përgjithshme, për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.

    Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e spitaleve të kenë angazhim dhe vigjilencë maksimale për zbatim të planit për menaxhim dhe trajtim të rasteve me koronavirus.

    “Sipas tij, edhe pse aktualisht situata është e qetë dhe nuk ka raste të spitalizuara me variantin Omicron, spitalet duhet të jenë në gatishmëri të plotë, që në rast të paraqitjes së rasteve të kenë të gatshme hapësirat dhe stafin e nevojshëm për të ofruar trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, thuhet në njoftim.

    SHSKUK-ja ka planin për menaxhim të rasteve me COVID-19, në rast të ndonjë vale të re të mundshme me koronavirus, në nivel të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!