×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacientët kanë nevojë për shërbime, doktoresha në telefon

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 17:11

    Pakënaqësitë e qytetarëve në shërbimet mjekësore vazhdojnë të jenë prezente secilën ditë.


    Një rast të tillë e ka pasur edhe një qytetare, e cila ka shkruar një shkrim në Facebook, ku ka shprehur nervozën dhe pakënaqësinë e saj për shërbimet mjkësore.

    Sipas asaj që ka shkruar kuptohet se doktoresha nuk i ka kushtuar vëmendje nënës së saj të sëmurë, por është marrë me telefon, këtë ajo e ka dëshmuar edhe përmes postimit të një video, shkruan Reporteri.net

    Nuk dihet se në cilën qendër mjekësore ka ndodhur rasti, e as emri i doktoreshës.

    https://www.facebook.com/arlindagashi1994/videos/371370040124565/?t=14

    Për më tepër ajo është shprehur se ka humbur durimin kur doktoresha në fjalë nuk ka treguar mirësjellje as kur ka vendosur ta kontrollojë nënën e saj.

    “ Mos te harroj me cek qe shumë mu kan shkatrru nervat kur Nënës sime iu pergjigjeshe me “OP” turp te qoftë…”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

    Më posht postimi i plotë i qytetares:

    Mu hargjua durimi duke te pritur dhe vendosa qe kta pak sekonda te te Incizoj, Doktoresha jonë (ENDIKRONOLOGIA) e dashur, 3 here te thash mirëdita dhe as njëhere nuk ishe ne gjendje te më japësh pergjigje,mirë Doktoreshë, per mua nuk paske respekt por per (NËNEN) time 64 vjeqe e sëmure dhe shume e lodhur qe priti spaku 3 ore per kontrollë tek ju pse te mungoj respekti spaku asej ti pergjigjeshe kur ajo te respektoj dhe te pershendeti (MIREDITA DOKTORESHE A JE LODHË)?! nuk tregove respekt as per të sepse ishe e zënë me sms qe thoje herë “një pacienti po ia shpjegoj nje terapi e herë me Nanën po flas” pasi perfundove bisedat me sms , qe na le te të presim kogja kohë paj disi fillove më me pelqy po prap e prishe kur Nëna ime filloj te spjegoj gjendjen e diabetit të saj e nderpreve dhe iu drejtove : kadal bre se une jam tu fole , mirë Doktoreshë te lamë prap të flasesh mirpo as raportet mjeksore te Nënës nuk i kontrollove siç duhet, dhe mos te harroj me cek qe shumë mu kan shkatrru nervat kur Nënës sime iu pergjigjeshe me “OP” turp te qoftë…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!