×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli paralajmëron takimin e delegacionit kosovar me Trumpin për dialogun

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 21:40

    Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se javët në vijim do të shkojnë në Washington në një takim zyrtar me presidentin amerikan, Donald Trump.


    Ai tha se në Berlin para Samitit të Berlinit kanë shkuar në vizitë tek ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i cili është njeri i afërt me Trumpin.

    “Ne kemi qenë të mirëpritur nga Ambasada e SHBA-së në Berlin. Mund të ndodhë që shpejt të vjen një ftesë nga SHBA-të rreth dialogut me Serbinë”.

    “Me ambasadorin kemi diskutuar për pezullimin e taksës për disa muaj. Ai kërkon nga ne që të mendojmë dhe të kthehemi prapë me diçka të re. U morëm vesh se nuk mund të ndryshojë situata. E lamë që të reflektojmë në dy javët e para”.

    “Ne mbetëm asisoj që të kalojë Samiti i Berlinit dhe të shohim se si do të zhvillohen gjërat në javët e ardhshme. Ishte takim që zgjati rreth dy orë”.

    Pacolli në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se SHBA-të do të jenë pro Kosovës pa marrë parasysh kush e udhëheq dialogun.

    “Kjo vizitë në Ambasadën e SHBA-së para Samitit të Berlinit nuk ka qenë e fshehtë. Atje kemi shkuar me protokoll të shteti gjerman dhe të gjithë e kanë ditur se kemi qenë atje. Vetë Mogherini e ka potencuar se pala amerikane ishte ajo që i ka dhënë një shtyrje të madhe procesit dhe situata nuk do të ndryshojë në të ardhmen”.

    “Shtetet e Bashkuara  pa marrë parasysh se Kosova me kë do të dialogojë apo si, SHBA-të do të qëndrojnë me Kosovën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!