Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas bllokimit të punës në një furrë në pronësi të një shqiptari në Beograd, ka pohuar se në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara dhe regjimeve totalitare.
“Sot serbet në Beograd kanë bllokuar punën e një furre pronë e një shqiptari. Në raport me realizimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këtë vend, Serbia ka karakteristika të kombinuara të regjimeve kriminale, shteteve të dështuara, dhe regjimeve totalitare”, ka thënë Pacolli.
“Mentaliteti i tillë paraqet një ndërthurje të fashizmit nën petkun paramilitar dhe bandave kriminale bashkë. Demokracia nuk vlen për jo serbet në këtë vend, dhe nuk e kuptoj pse synojnë t’i bashkohen BE-së!”, ka shtuar ai më tej.
Reporteri kishe raporuar se dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, i kishin bllokuar furrën e bukës një shqiptari, vetëm pse ai ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku e bënte shqiponjën.
Furra e tij, që mban emrin ‘Roma’, ishte mbushur me flamuj serb, ku protestuesit kishin kënduar edhe këngë patriotike serbe. E gjithë kjo sipas tyre, sepse pronari shqiptar i furrës së bukës kishte bërë shqiponjën që nënkupton Shqipërinë e Madhe, që në fakt, shqiponja e tillë, është vetëm simbol kombëtar shqiptar, i vendosur edhe në flamurin zyrtar të Shqipërisë. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.