×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli shuplakë Lekajt, e merr në shtëpi ambasadorin zviceran

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 13:29

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka ftuar si mysafir në shtëpinë e tij ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hebert Lebet, pas deklaratave të ashpra të ministrit Pal Lekaj.

    Pacolli e ka vlerësuar lart kontributin e Zvicrës për çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Kontributi i Zvicrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës. Ambasadorit Jean-Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson”, ka thënë Pacolli.

    Ndër të tjera, Pacolli i ka hedhur thumbime edhe ministrit Pal Lekaj, duke i dhënë të drejë ambasadorit në kritika, për të cilat kishte ardhur reagimi i ministrit Lekaj.

    “Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut tê madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa here kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar. Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi çfarë të mësojmë nga një demokraci qindra vjeçare sikurse është Zvicra”, ka shtuar Pacolli.

    Sidoqoftë, ky reagim ndaj ministrit Pal Lekaj erdhi pasi ai mbrëmë, duke komentuar deklaratat e ambasadorit zviceran, tha se do ta largonte po të pyetej ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!