Pacolli zbulon se pse Haradinaj nuk i shkoi në takim Mogherinit

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar për takimin që kanë pasur me Përfaqësuesen e Lartë të BE-s, Frederica Mogherini, para Samitit të Berlinit.


“Posa kemi arritur në hotel kemi shkuar në takim në ndërtesën e BE-së në Berlin dhe jemi pritur nga Mogherini. Kemi pasë një takim miqësor pune dhe informativ. Ajo na ka informuar për situatën e krijuar se në këto kushte dialogu nuk ka mundur të vazhdojë”, njofton Klan Kosova.

“Ajo ka treguar se është munduar që palët t’i ulë në tavolinë, por në këto rrethana është dashur që dy fuqitë europiane të futen në këtë proces. Ajo falënderon Gjermaninë dhe Francën për këtë organizim dhe normalisht thotë se do t’i dedikohet kësaj kauze deri në momentin e fundit”.

“Edhe kryeministri Haradinaj e ka pasë vendin aty por nuk ka ardhur duke menduar se marrëdhëniet janë të acaruara, por kjo s’ka qenë ashtu.

Mogherini ka qenë gjentile me kryeministrin dhe kjo është është parë në takimin më vonë”.

Pacolli në Zona B të Klan Kosovës tha se arsyeja që Haradinaj mungoi në takimin me Mogherinin ishte një takim tjetër i tij.

“Kështu ka vendosur Haradinaj që të mos vijë në takim. Mogherini ka pyetur për të dhe unë i kam thënë se ai ka pasë një takim tjetër dhe nuk ka mund të vjen në takim dhe kjo është e vërtetë sepse ai ka pasë një tjetër takim”.

“Kemi qëndruar një orë e gjysmë me Mogherinin, nga ky takim kemi kaluar në një tjetër”.