×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme
    INSTANT

    Pamje me video: Momenti i arrestimit të dy personave që dyshohet se sulmuan kapitenin Besart Ahmeti

    Reporteri
    06 Shtator 2026 | 22:15

    Është publikuar videoja që tregon momentin e arrestimit të dy personave në qendrën tregtare “Prishtina Mall”, pas incidentit ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

    Në pamjet e publikuara nga televizioni Kanal 10 shihet momenti kur zyrtarët policorë ndërhyjnë dhe prangosin dy personat e dyshuar.

    Bëhet fjalë për një 16-vjeçar dhe një person mbi 20-vjeç, të cilët raportohet se janë djem të një zyrtari policor të Kosovës me mbiemrin Aliu.

    Gruaja e policit Aliu ka konfirmuar për Kallxo.com arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes.

    Incidenti ka ndodhur në parkingun e “Prishtina Mall”, ndërsa rrethanat e plota të rastit janë ende duke u hetuar.

    Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

    Kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti, dyshohet se u rrah për parking në “Prishtina Mall” me djemtë e një polici

    Reporteri
    06 Shtator 2026 | 21:48

    Dy persona janë prangosur sot, në një qendër tregtare pas një incidenti ku u përfshi kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

    Dy personat e arrestuar, njëri 16 dhe tjetri mbi 20-vjeç, janë djem të një polici të Kosovës me mbiemrin Aliu, ndërsa incidenti lidhet me një parking në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

    Sipas informacioneve të siguruara nga nëna e dy të arrestuarave kapiteni Ahmeti në kohën kur ka ndodhur incidenti ishte me gruan e tij dhe me fëmijët.

    Gruaja e policit Aliu ka konfirmuar për Kallxo.com arrestimin e djemve të saj dhe ka treguar se ajo ishte dëshmitare e ngjarjes.

    Sipas saj ngjarja ka nisur për një vendparking ndërsa ka eskaluar kur kanë nisur të shara.

    Aliu ka rrëfyer se fillimisht është arrestuar djali i madh e më pas edhe djali tjetër i mitur.

    Në ndërkohë në stacionin e Graçanicës Aliu ka rrëfyer se janë ftuar një togë e Njësisë Speciale dhe ata kanë ushtruar dhunë fizike brenda stacionit ndaj djalit të madh të saj.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!