Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Partesh, ku një grua ka mbetur e vdekur dhe një fëmijë është lënduar rëndë.
Lajmin për Reporterin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, i cili nuk ka dhënë shumë detaje për rastin.
Mësohet se deri te aksidenti erdhi si pasojë e përplasjes së veturës së viktimës me një kamion.
Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Reporteri.net ka siguruar pamjet e këtij aksidenti fatal.


