×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Para mbledhjes së Kryesisë, Zemaj flet për situatën në LDK

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 15:11

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur të mblidhet pasditen e sotme, ndërsa në fokus të diskutimeve pritet të jetë analiza e rezultatit zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm të partisë.

    Para nisjes së mbledhjes, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, foli për herë të parë për situatën brenda partisë. Ai tha se prioritet për LDK-në është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet.

    “Ajo që i intereson subjektit tonë politik është analiza e rezultatit zgjedhor dhe formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit”, deklaroi Zemaj.

    I pyetur nëse në mbledhjen e Kryesisë do të diskutohet për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Zemaj nuk e konfirmoi një gjë të tillë, por kërkoi që debatet e brendshme të zhvillohen brenda strukturave të partisë.

    “Do të kisha kërkuar mirëkuptimin në atë çka përfaqësoj dhe si e preferoj debatin brenda subjektit tim politik, si dhe ruajtjen e unitetit dhe kërkesës çdo herë për fitore. Por çdo rezultat kërkon reflektim mbi shifrat, numrat dhe rezultatet që i merr subjekti politik”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!