Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër me rastin e 1 Majit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën që shpie për në Parkun e Gërmisë, përveç autobusëve të Trafikut Urban të linjës 4, Policisë, KFOR-it, EULEX-i dhe automjeteve tjera emergjente.


Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Nesër, më 1 maj do të ndalohet  qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NPL “Trafiku lJrban”, linja 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të Ndërmarrjes “Hortikultura”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së  Inspeksionit dhe automjeteve emergjente, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji.

Reklamë

Ndalesa do të vlejë për rrugët në drejtim të Parkut “Gërmia”, ndërsa linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofilia”, “Tauk-Bahçe” dhe restoranteve – villa “Germia” , “Freskia” dhe “Lira” , do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”; 

– Kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica”;

– Kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPL “Trafiku Urban”, linja 4.

Reklamë

nspektoret përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit gjatë ditës do të:

– parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen –  shërbimin ndaj qytetarëve;

– organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.