×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 2 këshilltarëve të Merkel, Haradinaj pret në zyrë 2 deputetë gjermanë

    Reporteri
    01 Prill 2019 | 9:30

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka hapur që në mëngjes derën e zyrës së tij për dy deputetë të shtetit gjerman.

    Peter Bauer dhe Christian Schmidt po qëndrojnë në zyrën e të parit të Qeverisë ku po zhvillohet një takim, tema e të cilit nuk është bërë publike, shkruan Reporteri.net.

    Deri tani bëhet e ditur vetëm se takimi ka nisur, ndërkohë që nuk është thënë nëse deputetët e Bundestagut ose kryeministri Haradinaj do të flasin për media.

    Sidoqoftë, mësohet se taksa ndaj Serbisë do të jetë një nga temat e trajtuara në takimin që ka nisur para pak minutash.

    Ndryshe, pak javë më herët kryeministrin Haradinaj e vizituan dy këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët potencuan se taksa duhet të hiqet.

    Vlen të theksohet se Haradinaj ka kundërshtuar marrëveshjen finale me Serbinë sipas modelit të presidentit Hashim Thaçi, pikërisht duke potencuar se Gjermania është kundër./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!