×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas reagimit të Ambasadës Amerikane, Thaçi këtë javë do të emërojë anëtarët e rinjë të KQZ-së

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 13:22

    Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se të enjten do të emërohen anëtarët e rinjë të KQZ-së.

    Përmes një njoftimi për media, zyra e Presidentit Thaçi, thotë se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

    “Anëtarët e rinj të KQZ-së, të enjten më 28 mars 2019, do ta bëjnë betimin para presidentit Thaçi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e Presidentit.

    Ndryshe sot përmes një reagimi për media, Ambasada Amerikanë në Kosovë ka reaguar lidhur me bllokimin e KQZ-së dhe mos emërimin e anëtarëve të këtij institucioni nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

    Përmes një njoftimi për media, Ambasada Amerikane thotë se dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.

    Ambasada Amerikane ka kërkuar nga Presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar.

    “Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim Presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës”, shkruan në reagimi e Ambasadës amerikane.

    Kujtojmë se ditë më parë është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për bllokimin e KQZ-së, seancë kjo e cila u mbyllë pa ndonjë rezultat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!