×
  • Lajme
  • Lajme

    Hahn, shpresë nga Samiti i Berlinit: Pres zhbllokimin e dialogut

    Reporteri
    30 Prill 2019 | 9:41

    Komisioneri evropian i Zgjerimit, Johannes Hahn, reagoi pas Samitit të Berlinit duke thënë se pret që dialogu Kosovë-Serbi të zhbllokohet dhe që vendet anëtare të Bashkimit Evropian ta mbështesin zgjidhjen e çështjes së Kosovës.


    Që përpara takimit, zyrtari i lartë i bllokut e kishte bërë të qartë se qëllimi kryesor i tij ishte vazhdimi i dialogut. Si Angela Merkel, ashtu dhe Emmanuel Macron theksuan në takimin e organizuar prej tyre se, synimi i tij nuk ishte të gjente një zgjidhje për problemet e hapura, por thjesht të fliste hapur për problemet në rajon.

    Çështja e negociatave të anëtarësimit nuk ishte pjesë e agjendës së samitit, që në fokus kishte kërkimin e një zgjidhjeje për ngërçin mes Kosovës e Serbisë.

    Por, Hahn tha dy ditë më parë, i cituar nga “Handelsblatt”, se ka besimin që në fund të majit, Komisioni Evropian do të rekomandojë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shkruan tch. Rekomandimi, sipas tij do të bëhet mbi bazën e kritereve me të cilat janë pajtuar vendet anëtare, e vendimi më pas do të kalojë përmes tyre.

    Sipas Hahn, si Shqipëria, ashtu dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar “dritën jeshile” për negociatat, duke theksuar në rastin e vendit tonë reformat e brendshme, sidomos atë të gjyqësorit, ndërsa i mëshoi në të njëjtën kohë nevojës për luftë të mëtejshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!