×
  • Lajme
  • Lajme

    Zelanda e Re i kërkon Kosovës që t’i heqë pamjet e sulmit terrorist

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 15:47

    Pas sulmit terrorist që ndodhi dy javë më parë në  Christchurch të Zelandës së Re, ku vrasja e 50 besimtarëve myslimanë u filmua dhe u publikua në rrjetet sociale, shumë shtete ndërmorën masa për dënimin e të gjithë atyre që shpërndajnë pamjet e këtij sulmi terrorist. 


    Kërkesa për ndalimin e shpërndarjes së pamjeve të sulmeve terroriste është bërë edhe për territorin e Kosovës. Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka njoftuar se nga autoritetet përgjegjëse të Zelandës së Re kanë pranuar një kërkesë për ofrimin e ndihmës në ndalimin e shpërndarjes së këtyre pamjeve, shkruan Reporteri.net.

    Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    NJOFTIM PËR MEDIA

    Informacion i pranuar nga Zelanda e Re

    Prishtinë, 28 mars 2019

    Policia e Kosovës (PK) me qëllim, të informimit të mediave dhe opinionit publik, ju adreson këtë njoftim zyrtar i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.
    Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largoj pamjet online në lidhje me sulmin.
    Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pa këndshme sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kërkojnë edhe ndihmën tonë në largimin e kësaj pamje online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.
    Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, me qëllim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër akteve terroriste, ju adreson këtë informacion të pranuar nga Zelanda e Re për largimin e pamjeve online të sulmit dhe njëkohësisht largimin e pamjeve me përmbajtje të kësaj natyre.
    Pamjet mund t’i raportoni drejtpërdrejt në platformën ku hasen pamjet, gjithashtu, për çfarëdo lloj informacioni, ankese apo problemi lidhur me këtë mund ta adresoni në Policinë e Kosovës në emailin zyrtar info@kosovopolice.com apo edhe direkt përmes faqes së censuruar të internetit https://www.dia.govt.nz/web/submitforms.nsf/cencomp

    Me respekt

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!