×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas vizitës në Kosovë, dy këshilltarët kryesorë të Merkelit “zbarkojnë” në Serbi

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 10:34

    Jan Heker, këshilltari më i rëndësishëm për politikë të brendshme i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe këshilltari i saj për Ballkan, Matias Litenberg do të shkojnë sot për vizitë në Beograd.

    Ata të dy në Beograd shkojnë pas vizitës në Prishtinë, me ç’rast sot dhe nesër do të zhvillojnë takime me presidentin serb, Aleksanar Vuçiq në mënyrë që të tentojnë zbutjen e tensioneve mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan gazeta serbe “Blic” duke iu referuar burimeve diplomatike, transmeton Reporteri.net.

    “Ky takim është vendimtar kur bëhet fjalë për të ardhmen e dialogut dhe marrëdhënieve mes të dyja vendeve”, shkruan gazeta serbe Blic.

    Ata të dy në Beograd shkojnë pas vizitës në Prishtinë, me ç’rast sot dhe nesër do të

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj pritet të takohet me dy këshilltarët e Kancelares gjermane, Angela Merkel. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!