×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK e LDK kampione të rehatimit të militantëve në institucione

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 17:46

    Dy partitë më të mëdha në vend, PDK-ja dhe LDK-ja prijnë sa i përket “rehatimit” të militantëve të tyre në pozita shtetërore.


    Sipas një hulumtimi të organizatës ÇOHU, janë pikërisht ministritë e Kosovës, ato të cilat janë streha më e madhe për militantët partiakë.

    Sipas ÇOHU-t, PDK-ja del të jetë, subjekti politik që ka punësuar më shumti persona të afërt më këtë parti.

    Nga gjithsej 185 të punësuar, 93 prej tyre zënë vend nëpër ministri të ndryshme, duke pasuar në ndërmarrjet publike 59 sosh e në institucione të pavarura 16.

    Ministria e Arsimit është ajo që prinë me numrin më të lartë të këtyre zyrtarëve nga kjo parti me 20, Ministria e Jashtme me 18, si dhe Ministria e Shëndetësisë me 12.

    LDK, është partia e dytë për punësime partiake. Nga gjithsej 125 të punësuar, primatin e mbajnë ministritë me 65 të punësuar, ndërmarrjet publike me 38 dhe institucionet e pavarura me 12.

    Edhe këtu, Ministria e Arsimit është e para me 17 të punësuar partiak, Ministria e Shëndetësisë me 15, Ministria e Tregtisë me 7, si dhe Ministria e Jashtme me 6.

    AAK-ja e kryeministrit aktual Ramush Haradinaj renditet e treta me 37 persona. 20 nëpër ministri, 11 nëpër ndërmarrje publike, dhe vetëm një në institucione të pavarura.

    Ministria e Shëndetësisë me 10 të punësuar, 4 në Ministri të Arsimit dhee 3 në Ministri të Transportit dhe Infrastrukturës.

    AKR-ja e ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, renditet e katërta me 19 persona të “rehatuar” në shtet, ku 10 në ministri, 5 nëpër ndërmarrje publike dhe 1 në institucione të pavarura.

    Ministria e Arsimit me 5 të punësuar, Ministria e Shëndetësisë me 2 dhe të tjerët me nga një.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit renditet e pesta me 7 të punësuar, prej tyre 6 në ndërmarrje publike kurse një në ministri.

    E gjashta renditet Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt me 3 persona në ministri.

    Sipas ÇOHU-t, janë gjithësejt 406 zyrtarë të lartë publik, që janë të afërt me politikën dhe kanë qenë ose janë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse nëpër institucione publike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!