×
  • Lajme
  • Lajme

    Për taksën dhe dialogun, në Kosovë zbarkojnë 2 këshilltarët e Merkel

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 9:30

    Dialogu me Serbinë dhe taksa që po konsiderohet si një pengesë për të, kanë qenë arsyet që dy këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel, të marrin rrugën për Kosovë.

    Ata sot pritet të arrijnë në Prishtinë për të zhvilluar takime me krerë shtetërorë, shkruan Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për Mathia Leuttenberg dhe Jan Hecker, dy këshilltarët kryesorë të kancelares, të cilët do të sjellin pikëpamjet e saj në Prishtinë.

    Mësohet se taksa dhe dialogu kanë qenë arsyet që të zhvillohet kjo vizitë, dhe po këto do të jenë temat e vetme, ndonëse akoma nuk është bërë i qartë qëndrimi gjerman lidhur me zhvillimet e fundit në pikëpamjet rreth marrëveshjes finale.

    Sidoqoftë, këto tema në Kosovë sollën edhe njeriun e tretë të Departamentit të Shtetit Amerikan, David Hale, i cili pati takime të gjata me liderët kosovarë.

    Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë hyrë në fazën finale të dialogut me anë të të cilit mendohet të arrihet një marrëveshje finale, mirëpo taksa ndaj produkteve serbe është shndërruar në një problem që ka bllokuar bisedimet./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!