×
  • Lajme
  • Lajme

    Për tre muaj u regjistruan 2401 biznese, u mbyllën 444

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 8:27

    Në raportin tremujor të vlerësimit të ekonomisë së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas në Kosovë janë regjistruar 2401 biznese të reja ose 25 për qind më shumë, të krahasuara me periudhën e njëjtë të vitit 2017, ndërsa gjatë kësaj periudhe kohore janë mbyllur 444 ndërmarrje ose 2,8 për qind më shumë, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

    Vetëm gjatë tre muajve të fundit të vitit që lamë pas në Kosovë janë regjistruar 2401 biznese të reja, derisa gjatë kësaj periudhe kohore në vendin tonë u mbyllen 444. Këto të dhëna janë prezantuar në raportin e vlerësimit tremujor të ekonomisë së Bankës Qendrore të Kosovë (BQK).

    “Tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara”.

    Për dallim nga viti 2017, që ishte karakterizuar me numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në vitin 2018 janë regjistruar 9.805 ndërmarrje të reja, ose 6,3 për qind më shumë, të krahasuara me vitin 2017.

    Gjithashtu edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte më i vogël, 1.426 sosh ose 12,1 për qind më pak, të krahasuara me vitin 2017. Vetëm në TM4 2018 janë regjistruar 2.401 ndërmarrje të reja, ose 25,0 për qind më shumë, të krahasuara me TM4 2017, ndërsa janë mbyllur 444 ndërmarrje, ose 2,8 për qind më shumë, të krahasuara me TM4 2017”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës, shkruan Zeri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!