×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon takimi i Kurtit me 5 diplomatët, Lajçak: Kemi pritur mirëkuptim më të madh për propozimin e BE-së

    Reporteri
    20 Janar 2023 | 12:36

    Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak ka folur për takimin mbi dy orësh që ai bashkë me emisarët e tjerë për dialogun kishte me kryeministrin Kurti.

    Lajçak para mediave ka folur shumë pak për takimin, për të cilin ai tha se nuk ka qenë i lehtë, por potencoi se ishte takim i hapur dhe i sinqertë.

    Ajo çka ndërmjetësi evropian tha është se kanë pritur më shumë mirëkuptim për propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve dhe mundësitë që ai ofron, shkruan Reporteri.net.

    Por, Lajçak shtoi se ende janë në mes të rrugës dhe do të vazhdojnë derisa të arrijnë deri aty.

    “Qëllimi i takimit me Kurtin ishte propozimi ynë për normalizim të marrëdhënieve që e prezantuam në shtator dhe pastaj në dhjetor. I kaluam më shumë se dy orë, takimi ishte i gjatë, jo i lehtë, por ishte i sinqertë dhe i hapur.

    Është ende herët të bëjë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini ne jemi në mes të misionit tonë dhe do të udhëtojmë edhe për në Beograd.

    Nuk  mund të them shumë, por mund të them se kemi pritur  mirëkuptim më të madh për mundësitë që ofron ky propozim. Shpresoj se do të arrijmë aty. Ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha Lajçak para mediave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!