×
  • Lajme
  • Botë

    “Përpjekje për të diciplinuar Serbinë” – Selakoviç reagon ndaj kritikave për marrëveshjen mes Serbisë dhe Rusisë

    Reporteri
    28 Shtator 2022 | 11:00
    Ministri rus i jashtëm, Sergej Lavrov, Ministri serb i jashtëm, Nikolla Selakoviç, në prapavijë ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill / Foto: KoSSev

    Përpjekje për ta diciplinuar Serbinë, i quajti reagimet perëndimore ndaj Marrëveshjes për Planin Konsultativ mes Serbisë dhe Rusisë, të nënshkruar në New York, kryediplomati serb, Nikolla Selakoviç, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Marrëveshjes që Selakoviç ia vuri firmën së bashku me kryediplomatin më të padëshiruar aktual në botë, Sergej Lavrov, që ai provoi ta justifikonte si “të natyrës teknike” dhe “që daton nga 1996’ta”, këtë të mërkure e quajti “të pavlefshme ligjërisht”

    “Ky nënshkrim [i marrëveshjes] s’ka të bëjë me konspiraci politike ose qëllime të liga. Nuk ka validitet ligjor dhe po e nënshkruajmë të njëjtën me shumë vende nëpër botë”, i ka thënë ai televizionit të afërt me qeverin serbe, Tv Happy.

    Selakoviç gjithashtu ripohoi se Serbia nuk do t’i njohë rezultatet e referendumeve të rreme rusa në rajonet e pushtuara të Ukrainës, për bashkim me Federatën Ruse. “Ligji [ndërkombëtar] është i qartë”, u shpreh kryediplomati serb.

    “Nëse ndryshojmë pozicionin parimor, do të shtënim mbi këmbët tona, do të pështynim mbi Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qëndrimi ynë është i arsyeshëm, racional. Si do ta mbronin pozicionin tonë që Kosova të mbetet në Serbië”, u shpreh ai, duke e arsyetuar pozicionin serb rreth këtyre të ashtuquajturave referendume.

    Mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Selakoviç provoi ta justifikonte se “kanë qasje të tyre racionale”, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pyetur rreth mundësisë që Rusia të përjashtohet nga Kombet e Bashkuara, ose që t’u merret e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit, Selakoviç tha se jo pak njerëz po flasin për këtë, që, sipas tij, do të thotë se “dikujt i ka shkuar kjo ide ndërmend”.

    “Për neve, është thelbësore që Rusia të jetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që mbron interesat tona në lidhje me Kosovën. Pa to, do të ishte katastrofike për neve”, u shpreh Nikolla Selakoviç.

    I pari që ka ngritur alarmin për mundësinë e përjashtimit të Rusisë nga Këshilli i Sigurimit, kishte qenë pikërisht presidenti serb Aleksandëre Vuçiç.

    “Që nga sonte jam pothuajse krejtësisht i sigurt se fuqitë perëndimore do të provojnë të përjashtojnë Rusinë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në New York para gazetarëve, raportoi televizioni publik i Vojvodinës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Se a do të funksionojë ose jo, do të shohim”, tha Vuçiç, në përgjigjen e tij ndaj gazetarëve se nëse Rusia ndodh të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit çfarë i ngjan Serbisë. “Do të ishte katastrofike për shkak të Kosovës”, tha ai.

    Janë tri opsione për këtë, vazhdoi të tregojë ai, njëra prej të cilave, sipas tij, është të kufizohet e drejta e veto-s ruse ndaj gjithçkaje në lidhje me Ukrainën, por shtoi se Perëndimi mund ta zgjerojë atë dhe të thotë se i referohet të gjitha çështjeve të integritetit territorial anembanë Evropës.

    “Serbia nuk e voton kufizimin e të drejtës së vetos [ruse] ose përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurisë. Për këtë s’kemi dilema”, tha Presidenti i Serbisë.

    Për përjashtimin e Rusisë u duhet dy-të-tretat e votave, tha Vuçiç, por se Perëndimi mund t’i referohet faktit se Rusia formalisht nuk është pasuesja ligjore e Bashkimit Sovjetik. “Sepse s’ka letër që do të dëshmonte këtë gjë, ngase në atë kohë u bazua në marrëveshje joformale me Boris Yeltsin-in (ish-presidentin rus) ku Rusia u pranua si Anëtare e Përhershme e [Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara]”.

    “Por, ka një Nen. Mendoj se është Neni 108, të cilën po shoh se po e përgatisin që t’i referohen. Kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e rendin ndërkombëtar ligjor”, vazhdpoi ai.

    Që një sipërmarrje e tillë të funksionojë, presidenti serb tha se duhet miratimi kinez për ushtruar kufizim dhe të mos vendos veton e saj, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Zoti e di se çfarë mund të bëjnë. Nuk është as larg e as e pamundshme, dhe mendoj se planet tashmë janë duke u elaboruar mbi këtë çështje, dhe çfarë është kjo për neve? Epo, për neve është katastrofike, për shkak të Kosovës natyrisht”, tha Aleksandar Vuçiç.

    Mes tjerash ai tha se “Serbia nuk do të dorëzojë integritetin e saj territorial dhe as rrugën drejt Bashkimit Evropian”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!