Pjesëtarë të EULEX-it kanë intervenuar gjatë ditës së enjte për t’i dhënë ndihmë një gruaje e cila kishte pësuar probleme shëndetësore.
Sipas EULEX-it, policët polakë që shërbejnë në kuadër të këtij misioni kanë përdorur njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë, duke i ofruar asistencë gruas dhe duke e mbajtur nën kujdes deri në arritjen e ekipit të ambulancës.
“Policët polakë të EULEX-it përdorën njohuritë e tyre bazike për ndihmën e parë për ta ndihmuar gruan dhe për ta siguruar atë derisa mbërriti ambulanca”, ka bërë të ditur EULEX.
Pas ardhjes së ekipit mjekësor, gruaja është marrë për trajtim të mëtejshëm.
Yesterday, @PolskaPolicja Officers of EULEX FPU swiftly assisted a woman who experienced a medical emergency. Using the Basic Life Support skills they regularly train for, they provided first aid & ensured her safety until the ambulance arrived.
📌BLS training can save lives! pic.twitter.com/50HPn5JYNH— EULEX Kosovo (@EULEXKosovo) July 24, 2026