Një ditë pas vrasjes së 7 vjeçarit nga Kosova në Zvicër, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin. Kryesja e dyshuar e aktit është vetëdorëzuar në polici. Nuk ka të dhëna se ajo nuk ishte e shëndetshme mendërisht.
Pensionistja 75 vjeçare e cila dyshohet se vrau Ilias Mahmutin ishte e njohur për autoritetet.
Ajo thuhet të kishte falimentuar më 2008 dhe prej atëherë kishte akumuluar borxhe prej 100.000 frangash.
Deri në qershorin e vitit të kaluar ajo dihet të ketë jetuar në një apartament vetëm rreth 2 kilometra larg vendit të krimit.
Prej vitit 2018 askush nuk e dinte vendndodhjen e saj derisa ishte e regjistruar në kantonin e Luzernit.
Të dhënat e vetme që deri më tani kanë dhënë autoritetet është se ‘viktima u zgjodh rastësisht’.
Një ekzaminim psikiatrik për gjendjen e saj ishte urdhëruar qysh pas falimentimit, por nuk dihet që ajo është trajtuar për një gjë të tillë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.