×
  • Lajme
  • Lajme

    Policë, por nuk kryejnë punë policore

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 22:21

    Në Kosovë, shpesh herë nuk e bëjmë punën për atë që jemi certifikuar. E, një gjë e tillë ndodhë edhe për qindra zyrtarë policorë. Shumë prej tyre, në vend të punës policore punojnë si sigurim të objekteve të institucioneve shtetërore.

    Janë pjesëtarë të policisë së Kosovës, por nuk kryejnë detyra policore.

    Këta dhe afër 700 zyrtarë tjerë të Divizionit për Siguri Publike punojnë si sigurim të institucioneve vendore.

    Por, angazhimi i tyre në këtë fushë nuk po konsiderohet i duhuri.

    Një vlerësim të tillë e jep edhe komandanti i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    “Është pengesë sepse këta zyrtarë nuk mund të mbajnë trajnime, të avancohen, më mirë do të ishte të kryejnë detyra operative…”.

    Me këtë konstatim të Qalajt pajtohet edhe një anëtar i Komisionit Parlamentar për Siguri.

    Rexhep Selimi, thotë se këta policë, duhet të zëvendësohen me punëtorë të kompanive private të sigurisë.

    “Kompanitë private, e rregullon ligji”.

    Sipas Selimit, ky angazhim ndikon edhe në vetë imazhin e policisë së Kosovës.

    Ndërkohë, Qalaj pohon se është bërë edhe kërkesë zyrtare karshi institucioneve që këta zyrtarë policorë të kthehen në detyra policore.

    “ Edhe në qeveritë e kaluara edhe në këtë kemi bërë kërkesë por nuk kemi marrë përgjigje për lirimin e tyre…”.

    Qeveria e Kosovës kanë mohuar që ekziston një kërkesë e tillë nga ana e Policisë.

    Prej pasluftës, pjesëtarë të policisë së Kosovës janë angazhuar edhe si roje të jashtme dhe të brendshme të objekteve qeveritare, Kuvendit e ambasadave. Për momentin, 100 nga 700 pjesëtarë të Divizionit për Siguri Publike, punojnë si sigurim i brendshëm në institucione.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!