×
  • Lajme
  • Lajme

    Polici serb i Kosovës shpërndan postimin ku UÇK-ja cilësohet si ushtri kriminale

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 12:29

    Më 9 prill u bënë 22 vite nga Beteja e Koshares dhe nga betejat  që cilësohet si më të suksesshmet të luftës së Kosovës.


    Për këtë betejë, në çdo përvjetor vazhdojnë të shkruajnë edhe serbe. Një faqe në Facebook e quajtur Graçanica-Kim së fundmi ka publikuar një shkrim rreth betejës së Koshares ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës etiketohet si ushtri kriminale, shkruan Reporteri.net.

    “Njëzet e dy vjet më parë, filloi beteja e Koshares. Beteja në kufirin jugosllavo-shqiptar që zgjati 67 ditë, një betejë që mori 108 jetë, vëllezër, heronj të Obiliqit. Një nga betejat më të vështira në historinë e fundit të ushtrisë serbe që u bë simbol i mbrojtjes së atdheut. Të Premten e Madhe, atë 9 Prill, forcat kriminale të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e rregullt e Shqipërisë dhe NATO-s e udhëhequr nga Amerikanët, të cilët dhanë mbështetje ajrore, filluan një ofensivë të madhe në karaulën e Koshares, në kufirin e atëhershëm të Jugosllavisë dhe Shqipërisë.

    Armiku në atë kohë ishte shumë herë më superior, kështu që rreth 1500 ushtarë serbë u mbrojtën nga sulmi i hordhive, të cilat numëronin midis 5,000 dhe 6,000 shqiptarë”, thuhet ndër të tjera në tekstin e publikuar nga kjo faqe.

    Këtë shkrim ku UÇK cilësohet si ushtri kriminale e ka shpërndarë edhe një polic serb i Kosovës.

    Aleksandar Trajkovic edhe në përshkrimin e tij e tij në Facebook ka të shkruar se punon si polic në Policinë e Kosovës.

    Kujtojmë se disa zyrtarë policorë janë suspenduar për arsye të postimeve apo komenteve që i kanë bërë në rrjetet sociale, e që është vlerësuar se mund të dëmtojnë imazhin e policisë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!