×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia apel për festën e 1 Majit

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 11:18

    Zyra e Informimit në Gjilan ka apeluar qytetarët që qytetarët që manifestojnë festën ndërkombëtare të punës të mos ndezin zjarre.


    Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës do të ketë patrullime të shtuara nëpër të gjitha lokacionet ku ka frekuentim për piknik gjatë ditës së një majit.

    “Festa ndërkombëtare e punës me 01 maj 2019, zakonisht festohet, nga shumë njerëz duke dalë në ambientet të hapura në natyrë. Nga vitet paraprake si vende ma të preferuara janë identifikuar: Kalaja e Novobërdës, malet dhe hapësirat për rreth fshatit Stanishor, kalaja e Pogragjës, dhe vende të tjera. Policia e Kosovës do të ketë patrullime të shtuara, nëpër të gjitha lokacionet ku ka frekuentim për piknik gjatë festës së një majit”, thuhet në njoftim.

    Policia e Kosovës apelon të gjithë personat që dalin në këto manifestime që në as një formë të mos të ndezin zjarre, sepse ekziston rreziku i shtuar që zjarret të dalin jashtë kontrollit dhe të shkaktojnë dëme të paparashikueshme, po ashtu në as një rrethanë mos të hedhen apo lihen mbeturina pas vetes në ambientet ku festohet.

    Policia njofton se të gjithë ata persona që në çfarëdo forme dhe në mënyrë të kundërligjshme degradojnë ambientin do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

    Policia e Kosovës punon për ambient të qetë, prosperues dhe kujdeset për sigurinë e të gjithëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!