×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston suharekasin që shkaktoi zjarret në fshatin Semetisht

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 12:36

    Policia në Suharekë të dielën ka arrestuar një person i cili dyshohet të ketë shkaktuar zjarrvënie në fshatin Semetisht.

    “Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në disa raste të zjarrvënieve, ku njësitë patrulluese i janë përgjigjur rastit dhe të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin policor”, thotë policia nga rajoni i Prizrenit.

    Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, thuhet në njoftimin e Policisë, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, i cili ka pranuar veprën e kryer, po ashtu i njëjti është i njohur për organet për rastet të tilla.

    “Me vendim të prokurorit të dyshuari i shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, thotë njoftimi i PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!