Së fundi ka rritje të personave të vdekur nga aksidentet në komunikacion. Policia e Kosovës po punon përmes formave të ndryshme për të parandaluar aksidentet.
Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës bëri me dije se nga aksidentet me pasojë vdekjen ka një rritje për gjashtë persona.
“Nga janari deri në mars të këtij viti, numri i aksidenteve me persona të vdekur ka një rritje për 6 persona. Numri i numri i aksidenteve me lëndime, ka rënie për 252 raste apo 21 %, numri i aksidenteve me dëme ka rënë për 137 raste apo 7.51 %, numri i aksidenteve në përgjithësi ka rënie prej 382 raste apo 12.77 %, ndërsa numri i aktiviteteve policore ka shënuar rritje për 17.2 %”, tha ai në në RTK.
Sipas tij, shkaktari i vdekjeve në komunikacion, janë faktori njeri. “Numri i një është faktoi njëri, qoftë shoferi apo këmbësori”, tha ai në emisionin “Strike”.
Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës tha se aksidentet e fundit janë bërë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.