×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës përgënjeshtron shkrimet e mediave serbe

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 15:27

    Disa tabloidë në Bograd sot raportuan  se njësitet policore kanë filluar një aksion në veri ku synimi i të cilit është  bllokimi i rrugëve alternative. Këto spekulime janë përgënjeshtruar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se nuk  bëhet fjalë për ndonjë operacion konkret, por ka potencuar se Policia e Kosovës po kryen detyrat, bazuar në atoritetin saj të përcaktuar me ligj, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk ka asgjë konkrete. Policia e Kosovës po punon për të parandaluar krimin e organizuar dhe kontrabandimin, dhe  të gjitha veprimet do të ndërmirren bazuar në autoritetin tonë ligjor”, është shprehur Kelani .

    Ndryshe, në kohët e fundit është rritur përdorimi i rrugëve alternative edhe për kontrabandë, të cilën gjë e konfirmoi Reporteri me një video ekskluzive nga Karaçeva.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!