×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia flet për vdekjen e dyshimt në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 20:47

    Personi me inicialet A.B. ka ndërruar jetë pasi është vetëaksidentuar në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Milloshevë.


    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo tutje ka thënë që dyshohet se shkak i vdekjes ishte një sulm kardiak.

    ”Bazuar ne ekzaminimet fillestare si dhe ne konstatimet qe kemi marrë nga ekipi mjekësor në vendngjarje e gjithë kjo ngjarje dyshohet të ketë ardhe pas një komplikimi shëndetësor (dyshohet sulmi kardiak) që ngasësi i automjetit ka pësuar”, ka thënë ajo për Reporterin.

    Njësitet policore në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar në sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!