×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia i ndalon dy të dyshuar me veturë, u konfiskon armë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 9:51

    Policia e Kosovës njofton se me datë 05.12.2021, rreth orës 11:30, në rrugën “Ramë Lajqi” në Pejë, nga patrulla e njësitit për reagim të shpejtë (NJRSH), është ndaluar vetura me targa vendore dhe pas verifikimit të dokumenteve dhe kontrollit, tek vozitësi dhe pasagjeri janë konfiskuar armë.

    Policia njofton se bëhet fjalë për K.L. lindur më 1988 dhe M.G. lindur më 1988.

    Tek personat e dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 2 armë, 1 armë (pistoletë) e tipit “zastava M-57, 1 karikator i së njëjtës armë, 6 copë fishekë të cal: 7.62mm, 1 armë ( pistoletë) e tipit “sarsilmaz” P8S, 1  karikator i armës i së njëjtës armë, 14 fishek të kalibrit 9×19 mm.

    “Personat e dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48- orë”, njofton PK-ja.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!