×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për 27-vjeçarin që vdiq duke kalëruar në Opojë

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 13:21

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 27 vjeçarit në Opojë, i cili humbi jetën pas një aksidenti derisa po kalëronte. 


    Policia në njoftimin 24 orësh njofton për rastin që ka ndodhur dje pasdite në fshatin Buzez të Dragashit, ku tragjikisht ka humbur jetën një i ri nga ky fshat.

    Sipas Policisë, i ndjeri derisa kishte qenë duke e stërvitur një kali ishte rrëzuar duke pësuar lëndime trupore.

    “Viktima ishte sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.

    Ndryshe, rastin për Express e ka konfirmuar mbrëmë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!