×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje për vetëvrasjen në Istog

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 9:14

    Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm policor ka dhënë detaje rreth vdekjes së një personi nga fshati Kaliqan, komuna e Istogut.


    Sipas policisë, në pasditen e 27 prillit pranë një kasolleje druri një person kishte qenë i shtrirë në tokë. Pranë trupit të tij kishte qenë edhe një pushkë gjysmë automatike. Personin e shtrirë në tokë e kanë parë dy fqinjët e tij. Ata e kane lajmëruar policinë, shkruan Reporteri.net

    Ekipet mjekësore e  kanë konstatuar se viktima N.Z. i lindur 1984 m/k/sh, ishte pa shenja jete.

    ”Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia.

    Këta të funidt kanë nisur hetimet si dhe personi në fjalë po dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Sipas raportit, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetnte policore.

    “Fsh. Kaliqan, Istog, 27.04.2019 – NN.  Raportohet se dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre viktimën mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë. Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë. Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetnte policore”, thuhet në raportin e policisë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!