×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia jep detaje: Punëtori 23-vjeçar ka rënë ka ndërtesa

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 22:02

    Një person në sektorin e ndërtimtarisë, ka mbetur i lënduar pasi ka rënë nga një objekt i lartë ku po zhvillonte ndërtimet, shkruan Reporteri.net


    Këtë lajm e ka konfirmuar Flora Ahmeti për Reporterin, duke treguar se i lënduari është M.M, mashkull 23 vjeçar.

    Sot rreth ores 16:00 kemi pranuar informacion se një person kë rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar’ , ka thënë për Reporterin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

    Sipsa saj rasti ka ndodhur saktësisht në rrugën ‘’Robert Doll’’ në Prishtinë.

    ”Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndertesë në rrugen “Robert Doll” ne Prishtinë , derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar M.M, mashkull 23 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”.

    Siç bënë të ditur Flora Ahmeti, me rastin po merren njësitet policore nga Stacioni Qendra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!