×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap mashtruesit e 27 bashkatdhetarëve me bileta false

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 18:27

    Pani operativ Avio-Biletat ka rezultuar me arrestimin e dy personave. Janë gjithsej 27 qytetarë që ranë pre e biletave të rrejshme të aeroplanëve (përfshirë bashkatdhetarët). Por, policia thotë se numri i qytetarëve që u mashtruan me këso bileta është më i madh prandaj apelon që cilido që është mashtruar të paraqitet në stacionet policore.


    Përmes një njoftimi dërguar mediave, policia ka njoftuar se ka arrestuar dy persona për këtë rast.

    Bëhet fjalë për: R.I (M/SH/K viti i lindjes 1990) dhe A.D (F/SH/K viti i lindjes 1995).

    Në këtë operacion policor janë kontrolluar katër lokacione, në rajonet Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, në mesin e tyre tri agjensione turistike si dhe një banesë.

    “Gjatë kontrollimit është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast si dhe është bërë konfiskimi i tri shtëpizave të kompjuterëve, tre telefonave mobil, dhe disa dokumenteve të cilat ndërlidhen me rastin”, tha policia.

    Ndaj të dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Ky është njoftimi i plotë i policisë:

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia e Hetimeve Financiare pas hetimeve disa mujore nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘Mashtrim’, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka aplikuar masat e fshehta të hetimit me ç’rast ka bërë mbledhjen e mjaftueshme të provave të cilat ndërlidhen me veprën penale të lartcekur.

    Lidhur me rastin, me datë 26.04.2019 është zhvilluar plani operativ Avio-Biletat me ç’rast janë kontrolluar katër lokacione, në rajonet Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, në mesin e tyre tri agjensione turistike si dhe një banesë.

    Gjatë kontrollimit është bërë arrestimi i dy personave të dyshuar të përfshirë në këtë rast si dhe është bërë konfiskimi i tri shtëpizave të kompjuterëve, tre telefonave mobil, dhe disa dokumenteve të cilat ndërlidhen me rastin.

    Personat e dyshuar të arrestuar në këtë operacion janë:

    * R.I – M/SH/K viti i lindjes 1990,

    * A.D – F/SH/K viti i lindjes 1995

    Si pasojë e veprimeve të të dyshuarve dyshohet se janë dëmtuar disa agjensione turistike dhe rreth 27 (njëzet e shtatë) qytetarë nga regjionet e ndryshme të Kosovës si dhe nga diaspora.

    Dyshohet se numri i personave të dëmtuar nga ky rast mund të jetë më i madh, andaj: Apelojmë tek të gjithë qytetarët që janë viktima të mundshme të mashtrimit nga personat e dyshuar të lartëcekur të lajmërohen në polici.

    Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!