×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kap në Gjakovë 26 persona duke luajtur ilegalisht lojëra fati, u gjen edhe armë e kanabis

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 9:22

    Sot pas mesnate, rreth orës 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informatë se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit në një lokal.

    Policia ka reaguar me njësitet e saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.

    “Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis”, njofton PK-ja.

    Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.

    Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

    “Në lidhje me rastin është  informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, njofton policia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!