×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia në aksion, mbyllë dy ordinanca private në Gjilan

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 19:01

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit me njësitet relevante të saj, në kuadër të implementimit të planit operativ të koduar me emrin “Ordinanca” ka mbyllë sot dy ordinanca private për “ushtrim të kunderligjshëm i veprimtarive mjekësore dhe farmaceutike”, transmeton Reporteri.net.


    Policia më tej njofton se paraprakisht me datë 22 mars, sipas urdhrit të gjykatës kompetente kishin kontrolluar katër ordinanca private të cilat ofronin shërbime shëndetësore në rajonin e Gjilanit dhe gjatë operacionit një person ishte arrestuar si dhe ishin konfiskuar dëshmi relevante për procedura të mëtejme.

    Policia e Kosovës thotë se është duke kryer hetime të mëtejme lidhur me rastet dhe në bashkëpunim me autoritetet janë të përkushtuara në zbatimin e ligjit dhe funksionimin e plotë të procedurave ligjore sipas ligjeve të aplikueshme në vend.

    Reporteri.net ka kontaktuar me Ismet Hashanin, zëdhënësin e policisë për rajonin e Gjilanit, i cili ka konfirmuar rastin.

    “Po në vazhdën e një operacioni që është ndërmarrë për mbylljen e bastoreve janë mbyllur edhe dy ordinanca. Por ne si polici e rajonit të Gjilanit nuk kemi informata tjera pasi aksioni është drejtuar nga policia e krimeve të rënda”, ka deklaruar Hashani. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!